Abdixhiku pret në takim Prattipati, në fokus kriza politike dhe funksionaliteti i institucioneve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati. Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht situatën në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës, raporton lajmi.net Abdixhiku ka prezantuar qëndrimin e LDK-së për…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht situatën në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës, raporton lajmi.net
Abdixhiku ka prezantuar qëndrimin e LDK-së për situatën aktuale, duke theksuar nevojën për funksionalitet institucional, stabilitet dhe mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës.
Palët kanë diskutuar gjithashtu për mënyrat e tejkalimit të ngërçit politik dhe krijimit të kushteve për funksionimin normal dhe demokratik të institucioneve.
Gjatë takimit, Abdixhiku ka vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve./Lajmi.net/