Gjini pas takimit me ambasadorin norvegjez: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë dhe zhvillimit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Gjini ka falënderuar ambasadorin Bjørnstad për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës, përmes projekteve të ndryshme dhe…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Gjini ka falënderuar ambasadorin Bjørnstad për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës, përmes projekteve të ndryshme dhe mbështetjes në proceset integruese, raporton lajmi.net
Në takim, Gjini ka rikonfirmuar bindjen e tij se populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë dhe kthimin e vendit në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit./Lajmi.net/