Liverpooli synon vetëm tre pikët përballë Crystal Palace, formacionet zyrtare

Duele interesante luhen sot në Premier Ligë.

Sport

18/09/2021 15:07

Skuadra e Liverpoolit do të përballet me Crystal Palace nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.

‘The Reds’ po kalojnë në formë të mirë ndeshjet e fundit, dhe synojnë të marrin pikët maksimale sot që të ruajnë hapin për kreun e tabelës.

Crystal Palace javën e kaluar befasoi Tottenhamin duke e mposhtur 3-0, pra hyjnë në këtë ndeshje të motivuar që ta mposhtin edhe ekipin e Jurgen Kloopit.

Këto janë 11-shet startuese që kanë zgjedhur të dy trajnerët:

Liverpool: Alisson; Milner, Van Dijk, Konaté, Tsimikas; Fabinho, Henderson, Thiago; Salah, Diogo Jota, Sadio Mané.

Crystal Palace: Guaita; Ward, Andersen, Guéhi, Mitchell; McArthur, Kouyaté, Gallagher; Ayew, Benteke, Zaha /Lajmi.net/