Liverpooli refuzoi shansin për të transferuar yllin e Barcelonës

Liverpooli thuhet se ka refuzuar mundësinë të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann.

Sport

12/01/2021 11:45

Sipas Don Balon, katalunasit e kanë ofruar francezin të “Reds”, por ishte trajneri Jurgen Klopp që fare nuk ishte i interesuar, përcjellë lajmi.net.

Kjo ishte mundësi e artë për Liverpoolin, mirëpo një transferim i ri në sulm nuk ka qenë prioritet për kampionin e Anglisë.

Skuadra angleze ka sulmin mjaftë të mirë me Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberti Firmino, derisa Diego Jota është opsion tjetër mjaftë i mirë.

Griezmann në ka arritur të tregojë formën në “Camp Nou” ehde pse në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime./Lajmi.net/