Liverpooli në epërsi të thellë ndaj Southamptonit pas pjesës së parë

Liverpooli është duke e demoluar skuadrën e Southamptonit pas pjesës së parë.

Sport

27/11/2021 16:47

“Të Kuqtë” janë në një epërsi të thellë prej 3-0 pas 45 minutave të parë, shkruan lajmi.net.

Sfidën e hapi Diogo Jota i cili realizoi në minutën e dytë të ndeshjes nga një asistim i Andy Robertsonit, gjersa i njëjti futbollist dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të pas një asistimi nga Mohamed Salah.

Vetëm pesë minuta pas golit të dytë të Jotas, mesfushori Thiago Alcantara i dha epërsinë e trefishtë skuadrës së “Të Kuqve” pas një goli mjaft të bukur të shënuar në minutën e 37-të, dhe me këtë epërsi u mbyll 45 minutëshi i parë.

Goli i parë i Jotas – VIDEO

Goli i dytë i Jotas – VIDEO

Goli i tretë i Thiagos – VIDEO

/Lajmi.net/