Liverpooli mposhtet në shtëpi (Video)

Liverpooli është mposhtur në shtëpi me rezultat 3-1 nga skuadra e Crystal Palaces, teksa kjo ishte ndeshja e fundit e Gerrardit në Anfield, para kalimit të tij në MLS.

Sport

16/05/2015 20:22

Ndeshja filloi mirë për vendasit kur në minutën e 26’ Lallana shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, para se Puncheon në minutën e 43’ të shënojë për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 60’ Zaha shënon për 2-1, para se në minutën e 90+1 Murray të shënojë për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Crystal Palace është në vendin e 12 me 45 pikë, teksa Liverpooli mbetet në vendin e pestë me 62 pikë.

YouTube player