Liverpooli i bën një dhuratë të vogël Manchester Cityt, ndal Arsenalin

Skuadra e Liverpoolit ka arritur një barazim ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të në Premier League. Në stadiumin “Anfield” ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2, shkruan Lajmi.net Tre gola u shënuan gjatë pjesës së parë. Ishin mysafirët që fillimisht shënuan dy gola të shpejtë për 0 me…

Sport

09/04/2023 19:27

Skuadra e Liverpoolit ka arritur një barazim ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 30-të në Premier League.

Në stadiumin “Anfield” ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2, shkruan Lajmi.net

Tre gola u shënuan gjatë pjesës së parë. Ishin mysafirët që fillimisht shënuan dy gola të shpejtë për 0 me 2, me: Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus.

Në fundin e pjesës së parë, “The Reds” ngushtuan epërsinë e mysafirëve, me golin e Momo Salah.

Në pjesën e dytë u shënua veç një gol dhe ishte Boby Firmino që shënoi me kokë në minutën e 87’të për ta barazuar rezultatin.

Kujtojmë që Momo Salah e pati një mundësi të artë në minutën e 52’të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë barazim, Arsnali mbetët në pozitën e parë me 73 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë Manchester City (67) që ka një ndeshje më pak. Kurse Liverpooli në pozitën e 8-të me 44 pikë./Lajmi.net/