Liverpooli fiton me stil ‘parisien’ ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve

Gjigantët evropianë i kanë fituar duelet përkatëse në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Liverpooli e fitoi derbin me Paris Saint-Germainin në “Parkun e Princave” me rezultat 1:0. Parisienët e dominuan totalisht lojën duke krijuar shumë raste, por hero i “Reds” ishte portieri Alison Becker, me disa pritje të jashtëzakonshme. Ndërkaq, golin e…

Sport

05/03/2025 23:23

Gjigantët evropianë i kanë fituar duelet përkatëse në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e fitoi derbin me Paris Saint-Germainin në “Parkun e Princave” me rezultat 1:0.

Parisienët e dominuan totalisht lojën duke krijuar shumë raste, por hero i “Reds” ishte portieri Alison Becker, me disa pritje të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, golin e fitores për “Të Kuqtë” e shënoi zëvendësuesi i artë, Harvey Elliott, për t’ia siguruar një fitore mjaft të rëndësishme ekipit të Arne Slot./Lajmi.net/