Liverpooli bën mrekullinë, mbetet pjesë e Ligës së Kampionëve

Liverpool ka bërë detyrën në ‘Anfield Road’, duke e mundur 1:0 Napolin për të siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2018 22:55

‘The Reds’ ishin në një situatë të komplikuar para kësaj ndeshje në grupin C, dhe kishin nevojë për një fitore 1:0 për të kaluar tutje, por në rast pranimi të një goli, do të duhej të fitonin me dy gola epërsi.

Finalistët e vitit të kaluar, treguan se kanë përgatitur në perfeksion këtë ndeshje ndaj Napolit, duke e fituar me rezultat 1:0, për t’iu bashkuar Napolit nga grupi C në fazën e eliminimit direkt.

Goli i kualifikimit për Liverpoolin u shënua në pjesën e parë të ndeshjes.

Ishte Mohamed Salah që shënoi në minutën e 34’, golin që vendosi kualifikimin, shkruan lajmi.net.

Renditja përfundimtare në grupin C: PSG, Liverpool, Napoli, Crvena Zvezda./Lajmi.net/