Liverpool udhëheq garën për transferimin e Bellingham

Gjiganti anglez është duke menduar për përforcimin e skuadrës.

Sport

28/09/2021 10:56

Skuadra e Liverpoolit pritet që të shpenzojë shumë para vitin e ardhshëm në përforcimin e ekipit, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Daily Star’, “The Reds” janë favorit për të nënshkruar me futbollistin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Shumë skuadra evropiane e duan në ekip Bellingham, megjithatë thuhet se Liverpooli është duke udhëhequr garën për transferimin e tij.

Ekipi i Jurgen Kloop është i gatshëm të shpenzojë mbi 100 milionë euro për ta sjell në ‘Anfield Road” 18-vjeçarin verën e ardhshme.

Bellingham këtë edicion ka realizuar dy gola e katër asistime në nëntë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat. /Lajmi.net/