Liverpool triumfon ndaj Crystal Palace, merr kreun e Premierligës

Liverpoo ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Sport

18/09/2021 17:50

“Reds” ia dolën të fitojnë me rezultat bindës 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e parë e realizoi Sadio Mane, ngase goditja e Mohamed Salah u prit nga portieri dhe nga topi i kthyer realizoi senegalezi (43′).

Në fakt, Liverpool dominoi tërë ndeshjen por humbi shumë raste, siç ishte i Diego Jota që dështoi të shënonte nga afro pesë metra rreth portës.

Rezultatin për skuadrën e Klopp e dyfishoi Salah pas asistimit të Van Dijk (78′).

Kurse, në fundin e takimit, Naby Keita vulosi fitoren e “Reds” (90′).

Me këtë fitore, Liverpool merr kreun me 13 pikë, derisa Crystal renditët në pozitën e 13-të me pesë sosh./Lajmi.net/