Liverpool triumfon ndaj Brentfordit, rimerr pozitën e dytë

Liverpool ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Brentfordit, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Sport

16/01/2022 16:51

“Reds” triumfuan me rezultat komod 3 – 0, për të arkëtuar pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Ishte Fabinho që hapi serinë e golave me anë të një goli të bukur pas një asistimi të Alexander-Arnold (44′).

Ndërsa, mesfushori tjetër Alex Oxlade-Chamberlain dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Robertson (69′).

Kurse, fitoren e vulosi Minamino, që shënoi tre minuta pas inkuadrimit (77′).

Tani, Liverpool renditët në pozitën e dytë me 45 pikë, derisa Brentford renditët në pozitën e 14-të me 23 sosh./Lajmi.net/