Liverpool rivalizon Chelsean për Aruajon

Liverpool është gati të rivalizojë Chelsean për qendërmbrojtësin e Barcelonës, Ronald Aruajo.

Sport

25/11/2021 23:43

E ardhmja e uruguaianit në “Camp Nou” mbetet në dyshime, me kontratën që i skadon në qershorin e vitit 2023, transmeton lajmi.net.

Barcelona thuhet se dëshiron t’ia rinovojë kontratën 22-vjeçarit, por nuk është duke mundur, shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike.

Mediat raportojnë se Chelsea është duke shikuar mundësinë për të transferuar qendërmbrojtësin në verën tjetër.

Sidoqoftë, sipas ESPN, ka interesim edhe nga Liverpool, me “Reds” që duan ta përforcojnë mbrojtjen para edicionit 2022/23.

Aruajo ka qenë rregullar për skuadrën e Xavit këtë edicion, duke bërë 13 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/