Liverpool refuzon ta lejojë Salah të merr pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Liverpool ka informuar Egjiptin se nuk do ta lirojnë sulmuesin Mohamed Salah për Lojërat Olimpike "Tokyo 2020".

Sport

06/07/2021 11:39

Sipas Federatës së Egjiptit, Salah ishte i interesuar të përfaqësonte shtetin e tij në verë, por kërkesa u refuzua nga klubi, transmeton lajmi.net.

Klubet nuk janë të obliguar të lejojnë lojtarët për Lojërat Olimpike, ngase turneu nuk është zyrtarisht i regjistruar në kalendarin e FIFA-së.

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” nisin me 22 korrik deri më 7 gusht, një javë para se të nis Premierligë, pra Liverpool ka informuar Federatën e Egjiptit që nuk do e lirojnë Salah.

“Biseduam para shumë kohe sepse Salah dëshironte të luante në Lojërat Olimpike, por Liverpool ishte shumë i paqartë”.

“E dija në qershor se nuk do lejonin. Sidoqoftë, ne e respektojmë vendimin e tyre. Kam provuar disa herë të bisedojë me Liverpool që ta lejojnë Salah të jetë pjesë e skuadrës Olimpike, por refuzuan”.

“Mohamed dëshironte të luante në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Ai bisedoi me mua, bëra më të mirën që ta sjellë. Salah ishte çelësi në planet për Olimpiadë. Por, klubi refuzoi, ne duhet të vazhdojmë”, deklaroi Ahmed Megahed.

Ndërkohë, Salah nuk ka folur asgjë publikisht lidhur me këtë çështje./Lajmi.net/