Liverpool nis bisedimet me Keitan për rinovimin e kontratës

Gjiganti anglez dëshiron ta mbajë në ekip mesfushorin.

Sport

17/09/2021 13:55

Pas përfundimit të afatit kalimtar të verës Liverpool është fokosuar në rinovimin e kontratave me disa nga futbollistët kryesorë, transmeton lajmi.net.

Së fundmi “The Reds” kanë nisur bisedimet me Naby Keitan në lidhje më një marrëveshje të re.

Keita ka kontratë aktuale me gjigantin anglez të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet së shpejti me mesfushorin që pritet të ketë kontratë afatgjate me rritje page.

Mesfushori këtë edicion ka zhvilluar katër paraqitje me Liverpoolin në të gjitha garat. /Lajmi.net/