Liverpool në udhëtim kundër Southampton – kërkon fitoren për të shtuar presionin te City

Liverpool luan sot ndeshjen e parafundit për këtë sezon në Premier League.

Sport

17/05/2022 08:02

‘Reds’ udhëtojnë për të marrë pikët e plota kundër skuadrës së Southampton, shkruan lajmi.net.

Një fitore e Liverpool do të nënkuptonte se në xhiron e fundit, distanca mes dy vendeve të para do të ishte vetëm një pikë.

Manchester City luan në shtëpinë e saj në xhiron e fundit, përballë skuadrës së Aston Villa.

Liverpool ka nevojë për një fitore sot, në mënyrë që të shtojë në maksimum presionin ndaj ‘Citizens’.

Ndeshja mes Liverpool dhe Southampton luhet me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka paralajmëruar se do të japin maksimumin për të penguar ‘Reds’. /Lajmi.net/