Liverpool në negociata me përfaqësues nga Katari e Arabia Saudite – pritet shitja për 3 miliardë euro

Liverpool do të jetë skuadra e radhës në Angli që futet në negociata për ndërrim pronarësh. Skuadra e Liverpool është në shitje dhe mediat angleze tashmë japin dy blerës të mundshëm. Sipas ‘Dailymail’, Liverpool kanë zhvilluar negociata me dy investitorë nga Lindja e Mesme, përcjell lajmi.net. Në njërën anë përfaqësues të Katarit dhe në anën…

Sport

27/11/2022 13:27

Liverpool do të jetë skuadra e radhës në Angli që futet në negociata për ndërrim pronarësh.

Skuadra e Liverpool është në shitje dhe mediat angleze tashmë japin dy blerës të mundshëm.

Sipas ‘Dailymail’, Liverpool kanë zhvilluar negociata me dy investitorë nga Lindja e Mesme, përcjell lajmi.net.

Në njërën anë përfaqësues të Katarit dhe në anën tjetër përfaqësues të Arabisë Saudite kanë negociuar me pronarët aktual të ‘Reds’.

Thuhet se çmimi për të cilin negociohet shkon në 3 miliardë euro.

Thuhet se kompanitë në fjalë, nga Katari dhe Arabia, janë kompani private dhe jo shtetërore.

Mbetet të shihet kush do të ketë ofertën më të mirë për ta blerë skuadrën e Liverpool. /Lajmi.net/