Liverpool ndalet nga Brentford në një triller golash

Liverpool dhe Brentford kanë prodhuar një nga ndeshjet më interesante të këtij sezoni të Premier Ligës, shkruan lajmi.net.

Sport

25/09/2021 20:55

Liverpool është ndalur nga skuadra e promovuar këtë sezon, Brentford, në një triller që prodhoi plot gjashtë gola, nga tre për secilën skuadër.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, me vendasit që hapën të parët sfidën duke realizuar gol në minutën e 27-të nga Pinnock, gjersa i shpejtë ishte reagimi i Liverpool të cilët e barazuan rezultatin vetëm pas katër minutave, pas një goli të bukur me kokë nga Diogo Jota në minutën e 31-të.

Pjesa e dytë ishte mjaft atraktikve, duke u realizuar katër gola.

Mohamed Salah krijoi epërsinë në minutën e 54-të për rezultatin 2-1, gjersa Janelt barazoi rezultatin në minutën e 63-të.

Vetëm pas katër minutave pasi vendasit e barazuan rezultatin, në skenë doli mesfushori Curtis Jones i cili realizoi një eurogol në minutën e 67-të për t’i dhënë sërish avantazhin “Të Kuqve” për 3-2.

Brentford u shfaq përsëri në skenë me anë të Yoane Wissa duke i barazuar shifrat në 3-3, me çka edhe u mbyll kjo ndeshje me po këtë rezultat.

Liverpool me këtë barazim janë lider të Premier Ligës me 14 pikë të mbledhura, gjersa Brentford mbledhin nëntë pikë, duke u gjendur në pozitën e nëntë. /Lajmi.net