Liverpool merr një sugjerim: Ata duhet të transferojnë Mustafin
Liverpoolit u është thënë që ata duhet të mundohen ta transferojnë fituesin e Kupës së Botës qendërmbrojtësin Shkodran Mustafi.
Sport
Një gazetar i BT Sport u ka sugjeruar drejtuesve të Liverpool që të nënshkruajnë me Mustafin, shkruan lajmi.net.
28 vjeçari kërkon që të largohet nga Arsenali pasi nuk po gjen hapësirë të duhur dhe me problemet nëpër të cilat po kalon Liverpool, transferimi i tij është i mundshëm.
Pasi ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës Botërore të Gjermanisë në 2014, ai u bashkua me Valencian dhe u kthye në Premierligë dy vjet më vonë në një transferim 40 milion euro në Arsenal.
Akoma nuk ka ndonjë konfirmim mbi këtë spekulim, mirëpo duke pasur parasysh se afati kalimtar i janarit mbyllet më 1 shkurt, një transferim i tillë nuk është i pamundshëm./Lajmi.net/