“Liverpool ishte shumë pranë transferimit të Rodrygos”

Ish ylli i Manchester Cityt, Elano ka pranuar se Liverpool ishte shumë afër të transferonte sulmuesin Rodrygo Goes para se të kalonte te Real Madrid.

Sport

10/11/2021 12:28

Elano ishte në krye te Santos, në vitin që Rodrygo iu bashkua gjigantit madrilen, transmeton lajmi.net.

Për ESPN, Elano zbuloi se Liverpool ishte duke negociuar për brazilianin, por që në fund iu bashkua Realit.

“Ishte periudha kur kishte negociata të forta nga Liverpool që të largohej kur ishte shumë i ri”.

“Vlerat ishin shumë të ulëta, por ai donte të shkonte. Oferta e Realit më vonë ishte rreth 30 milionë euro”.

“Kisha bisedime me njerëzit te Santos dhe iu thashë se djali vlen dhe duhet ta rritim sepse do doja të punoja me të. Falë Zotit gjithçka funksionoi falë Rodrygos”.

Reali pastaj arriti marrëveshje me Rodrygon për 45 milionë euro në vitin 2018, ku 12 muaj më vonë kaloi në Spanjë./Lajmi.net/