Të shtëna me armë në Gjakovë, i dyshuari ndalohet për 24 orë
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Gjakovës, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor. “Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Gjakovës, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor.
“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, ka deklaruar Krasniqi.
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.