Liverpool favorit për Saul Niguez

Liverpool ka bërë progres në javët e fundit duke tejkaluar Bayern Munich dhe Chelsea në garë për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez.

Sport

06/07/2021 10:44

Mesfushori dëshiron largimin nga “Los Rijoblancos” dhe “Reds” duan ta bindin për ta transferuar në “Anfield”, transmeton lajmi.net.

Për Klopp, është shumë e rëndësishme për ta zëvendësuar Giorginio Wijnaldum, por transferimi i Saul nuk do jetë i lehtë duke marrë parasysh se ka kontratë deri në vitin 2026.

Arritja e De Paul gjithashtu jep më shumë mundësi për Saul, që më herët ishte i paprekshëm në formacionin e Simeone.

Liverpool do ofrojë 50 milionë euro, vlerë që do t’i përshtatej kampionit të Spanjës./Lajmi.net/