Liverpool e nis sezonin me fitore dramatike ndaj Bournemouth
Liverpool ka debutuar me fitore në sezonin e ri të Premier Ligës, duke mposhtur Bournemouth-in me rezultat 4-2 në “Anfield”. “Reds” kaluan në epërsi me dy gola të shpejtë. Hugo Ekitike realizoi në minutën e 37-të, ndërsa Cody Gakpo dyfishoi në minutën e 49-të, transmeton lajmi.net Por Bournemouth reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Antoine…

Sport
Liverpool ka debutuar me fitore në sezonin e ri të Premier Ligës, duke mposhtur Bournemouth-in me rezultat 4-2 në “Anfield”.
“Reds” kaluan në epërsi me dy gola të shpejtë. Hugo Ekitike realizoi në minutën e 37-të, ndërsa Cody Gakpo dyfishoi në minutën e 49-të, transmeton lajmi.net
Por Bournemouth reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Antoine Semenyo shënoi dy herë, në minutat 64 dhe 76, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke i vënë në vështirësi kampionët në fuqi.
Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Federico Chiesa, i futur nga stoli, shënoi golin e tretë në minutën e 87-të. Krejt në fund të ndeshjes, Mohamed Salah arriti të shënoi golin e katërt për Liverpoolin.
Skuadra e Arne Slot e nis mbrojtjen e titullit me një fitore të vështirë, por të rëndësishme për moralin e skuadrës./lajmi.net/