Liverpool dhe Man Utd në garë për yllin e Premierligës
Liverpool janë të interesuar për të nënshkruar sulmuesin e Leeds United, Raphinha në afatin kalimtar të verës.
Sport
Gazetari i Sportitalia TV, Gianluigi Longari, raporton se në garë për lojtarin janë Liverpool dhe Manchester United, transmeton lajmi.net.
24 vjeçari ka impresionuar shumë klube me paraqitjet e tij në Ligën Angleze dhe kësisoj gjigantët e Premierligës janë të gatshëm ta transferojnë atë.
Përpos pesë golave të shënuar deri tani, ai gjithashtu ka edhe pesë asistime në emrin e tij.
Raphinha do të ishte një zgjidhje e mirë për arsye të çmimit që ka dhe padyshim që posedon aftësi të mjaftueshme për të ngritur kualitetin e sulmit të skuadrave./Lajmi.net/
Manchester United, Liverpool and other clubs are interested in signing Leeds United winger #Raphinha this summer, it will be well contested in the summer. #LUFC want to keep him. #MUFC #LFC
— Gianluigi Longari (@Glongari) February 24, 2021