Lista Serbe pret që administrata Trump të insistojë për themelimin e Asociacionit
Lista Serbe e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i mirë mes SHBA-së dhe Serbisë, të ndërtuara në mandatin e parë, do të përmirësohen dhe forcohen më tej. Ky subjekt politike serb i Kosovës në Facebook ka shprehur besimin dhe…
Lajme
Lista Serbe e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i mirë mes SHBA-së dhe Serbisë, të ndërtuara në mandatin e parë, do të përmirësohen dhe forcohen më tej.
Ky subjekt politike serb i Kosovës në Facebook ka shprehur besimin dhe pritshmërinë se pozita dhe problemet e popullit serb në Kosovë do të jenë edhe më tepër në fokus.
Lista Serbe, pret që administrata Trump të insistojë për themelimin e Asociacionit raporton Rtk.
“Ne jemi të bindur se administrata e presidentit Trump nuk do të lejojë vazhdimin e persekutimit sistematik të popullit serb nga vatrat shekullore në Kosovë, si dhe se do të insistojnë në respektimin e të drejtave themelore njerëzore dhe politike të popullit serb, si dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, veçanërisht ajo që ka të bëjë me formimin e Asociacionit”, thuhet në njoftim.
Sipas Listës Serbe, populli serb ka qenë gjithmonë me presidentin Trump dhe për këtë arsye është i inkurajuar nga kjo fitore historike.