Lista Serbe ankohet: Prania e FSK-së në Mitrovicë të veriut i ka shqetësuar banorët e kësaj ane
Lista Srpska me anë të një komunikate për media, është ankuar se zyrtarë të FSK-së kanë kaluar në anën tjetër të Ibrit.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/04/26_03_2020_6598165_Photo__Astrit_Ibrahimi___FSK___COVID19___FSK__3781.jpeg)
Lajme
Në këtë komunikatë, nga Lista Serbe thonë se prania e FSK-së në Mitrovicë të veriut i ka shqetësuar banorët e kësaj ane.
“Nëse institucionet e Kosovës janë të sinqerta në synimin për të lehtësuar luftën kundër kovid atëherë ata duhet të mundësojnë zbatimin e proceseve të vaksinimit në institucionet tona shëndetësore, të mos ndalojnë shpërndarjen e vaksinave dhe të kërcënojnë arrestimet e mjekëve tanë në vazhdën e pandemisë”, thuhet në komunikatë.
“Automjetet e blinduara nuk janë një mjet për të luftuar pandeminë, por për të prishur paqen dhe qetësinë e njerëzve tanë”, shtojnë tutje nga Lista Serbe, duke thënë se banorëve të kësaj ane nuk ju mungojnë maskat mbrojtëse, ilaçet e oksigjeni, sepse po furnizohen me të njëjtat nga Qeveria e Serbisë.