Lista e Realit pa një emër të madh

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos nuk është ftuar fare nga trajneri i skuadrës për ndeshjen e ardhshme që Los Blancos e zhvillojnë në udhëtim te Espanyoli.

Sport

16/05/2015 17:27

Sergio Ramos nuk është në listën e 19 lojtarëve të ftuar nga Ancelotti për ndeshjen kundër Espanyolit.

Kjo për shkak se ai pësoi një lëndim në takimin e mesjavës në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Sidoqoftë, lajmi i mirë për tifozët e Realit është se Ronaldo është ftuar nga Ancelotti për këtë takim, edhe pse nëpër media është raportuar se portugezi është i lënduar.

Lista e plotë e Realit:

Portierët: Casillas, Navac, Pacheco

Mbrojtësit: Varane, Pepe, Coentrao, Marcelo, Carvajal, Nacho

Mesfushorët: Illarramendi, Kroos, James, Bale, Silva, Isco, Illarra

Sulmuesit: Ronaldo, Benzema, Chicharito, Jese