Lista e lojtarëve të Kosovës në Basketboll, kundër Sllovakisë dhe Islandës

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll, do të udhëtojë në Vjenë ku më pas do të udhëtojë për në Bratislavë të Slovakisë në kuadër të parakualifikimeve europiane për Kupën e Botës 2023.

Sport

23/11/2020 11:43

Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 Nëntor, derisa dy ditë më vonë (28 Nëntor) përballet me Islandën.

Dardanët do të zhvillojnë stërvitje nga data 24 nëntor, ku do të testohet i gjith delegacioni për COVID-19 për të tretën herë, dy herë më parë u testuan më 16 dhe 21 nëntor sipas protokollit të FIBA-së për COVID-19.

Drejtori i Përfaqësuesve të Kosovës, Granit Rugova, deklaroi në uebfaqen e përfaqësueses se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura gjithashtu edhe testet sipas protokollit, por u ndal të flasë edhe për mungesat e ekipit.

“Ne do të udhëtojmë të hendikepuar pa Dardan Berishën dhe disa lojtarë të tjerë, por basketbollistët që kanë qëndruar në karantinë nga dita e mërkurë e kanë dhënë maksimumin në stërvitje dhe ne së bashku me trajnerin Christos Marmarinos kemi punuar shumë me ta, edhe në aspektin mental në mënyrë që ata të jenë sa më të gatshëm për të gjitha sfidat që na presin në Bratislavë”, deklaroi Rugova, transmeton lajmi.net.

“Bëhet fjalë për dy kundërshtarë shumë të fortë, pra Sllovakinë dhe Islandën, por ne premtojmë se do ta japim maksimumin në parket gjë të cilën e kanë premtuar djemtë tanë që nga dita e parë, që kemi hyrë në karantinë.

Kosovarët janë lider e grupit, ku në muajin shkurt të këtij viti, shënuan fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Kjo është lista e publikuar për dy ndeshjet e radhës.

Lista

Drilon Hajrizi – Kapiten, Edmond Azemi, Alban Veseli, Altin Morina, Arian Qallaku, Musab Mala, Mikaile Tmusiq, Urim Zenelaj, Leonard Mekaj, Erjon Kastrati, Fisnik Rugova, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili. /Lajmi.net/