Lista e kandidatëve që pritet ta marrin drejtimin e Romës

Roma është refuzuar nga Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini, kështu që po eksplorojnë mundësitë me Marco Giampaolo, Roberto De Zerbi ose Gennaro Gattuso.

Sport

29/05/2019 08:17

Giallorossi shkarkoi Eusebio Di Francescon në mars dhe solli Claudio Ranieri si menaxher të përkohshëm, por e kanë të vështirë të gjejnë një zëvendësim afatgjatë.

Conte ishte zgjedhja e tyre e parë, por ky i fundit ka rënë dakord me Interin, ndërsa Gasperini ka konfirmuar të ardhmen e tij tek Atalanta me një kontratë të re trevjeçare dje, përcjell lajmi.net.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, Tuttomercatoweb, Sky Sport Italia dhe shumë të tjera, emri i radhës në listë është Giampaolo, i cili i ka thënë Sampdorias se do të largohet nëse nuk synojnë daljen në Evropë.

Giampaolo gjithashtu ka qenë i lidhur me kalimin te Milani, pasi këta të fundit shkarkuan Gattuso, i cili gjithashtu është një opsion për klubin verdhekuq.

Kandidati i fundit është trajneri i Sassuolo, Roberto De Zerbi. /Lajmi.net/