Lirohet nga burgu në Serbi ish-ushtari i UÇK-së, Mithat Lozhani
Është liruar nga burgu në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së, Mithat Lozhani. Lajmin për këtë e ka dhënë avokati i tij, Arianit Koci përmes një postimi në Facebook. “Lajm i madh: Mithat Lozhani u lirua nga burgu në Beograd! Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Koci. Lozhani u arrestua më 5 shkurt 2026…
Lajme
Është liruar nga burgu në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së, Mithat Lozhani.
Lajmin për këtë e ka dhënë avokati i tij, Arianit Koci përmes një postimi në Facebook.
“Lajm i madh: Mithat Lozhani u lirua nga burgu në Beograd! Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Koci.
Lozhani u arrestua më 5 shkurt 2026 në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe gjatë kontrollit i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.
Koci ditë më parë kishte shkruar se Mithat Lozhani nuk është në gjendje të mirë.
“Përndryshe, Mi’hati nuk është mirë. Po më tregojnë që në burg e kanë dërgu në mesin e pjesëtarëve të grupit famëkeq të Arkanit”, kishte shkruar Koci. Lajmi.net/
Postimi i plotë: