Lirohen nga paraburgimi tre të akuzuar për terrorizëm

Tre të akuzuarve për terrorizëm Valon Shala, Nuredin Sylejmani dhe Genc Selimit u është ndërprerë masa e paraburgimit.

Lajme

23/04/2015 17:38

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka marrë vendim që Shala, Selimi dhe Sylejmani të lirohen nga paraburgimi në të cilën gjendeshin që nga 5 nëntori 2013.

Ndërkaq po e njëjta gjykatë ia ka vazhduar edhe për dy muaj tjerë të dyshuarit tjetër në këtë grup Ardian Mehmetit edhe për dy muaj tjerë.

Avokati Nikë Shala, që mbron të akuzuarin Valon Shala, tha për KosovaPress se ka bërë kërkesë në gjykatë që klientit të tij t’i ndërpritet masa e paraburgimit ose e njëjta t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër. Sipas avokatit Shala kjo për arsye se nuk ka asnjë provë që klienti i tij të qëndrojë edhe më tutje në paraburgim.

Tre të liruarve u është ndryshuar masa e paraburgimit me paraqitje në Polici.

Ndryshe katër ditë më parë është hedhur poshtë aktakuza ndaj këtyre të akuzuarve me arsyetimin se nuk ka prova materiale.