Lirohen nga paraburgimi infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Gjykata Supreme e Kosovës i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Qendrën për të Moshuar në Pejë. Kësisoj, të dyshuarat do të mbrohen në liri, shkruan lajmi.net. Vendimi në fjalë nënkupton ndryshimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë. “Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë…

Lajme

25/11/2022 09:39

Gjykata Supreme e Kosovës i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Qendrën për të Moshuar në Pejë.

Kësisoj, të dyshuarat do të mbrohen në liri, shkruan lajmi.net.

Vendimi në fjalë nënkupton ndryshimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në vendimin e Supremes. /Lajmi.net/