Lirohen 300 vajzat e rrëmbyera në Nigeri

Një grup prej 300 vajzave që u kidnapuan nga një shkollë në Nigeri javën e kaluar janë liruar, tha një zyrtar lokal.

Bota

02/03/2021 16:49

Vajzat u rrëmbyen nga persona të armatosur të paidentifikuar nga shkolla e tyre ku ishte edhe konvikti, të premten dhe u morën në një pyll, tha policia.

Guvernatori i shtetit tha të martën se grupi ishte liruar dhe vajzat tani ishin të sigurta.

Rrëmbime të tilla kryhen për çështje haraçi dhe janë të zakonshme në veri të Nigerisë, shkruan BBC.

Dhjetëra vajza u dërguan atje me një flotë minibusësh në një ndërtesë qeveritare pasi u liruan. /kk