Lionel Messi vendos dy kushte para kalimit të Manchester City
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ia ka bërë të qartë Manchester Cityt se nëse duan ta transferojnë, atëherë në skuadër duhet të jenë Pep Guardiola dhe Sergio Aguero.
Sport
Këta të dy janë çelësi që argjentinasi në verën e ardhshme të transferohet në “Etihad” ose të nënshkruajë paraprake në afatin e janarit, transmeton lajmi.net.
City është duke prirë garën për shërbimet e Messit, por ende s’ka rinovuar me Guardiolan ose Agueron.
Dyshes iu skadon kontrata në qershor dhe ende e ardhmja e tyre mbetet në dyshime.
Sidoqoftë, sipas ‘El Chiringuito’ nëse të dy qëndrojnë në “Etihad”, atëherë Messi do jetë i hapur për kalimin në “Etihad”.
Në garë për Messin vazhdojnë të jenë edhe klubet tjera të mëdha si PSG dhe Inter Milan./Lajmi.net/