Linda Halimi konfirmon pjesëmarrjen në “Kënga Magjike 2019”

Linda Halimi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin "Kënga Magjike".

ShowBiz

12/09/2019 10:40

Ishte dënuar të mos marrë pjesë deri në gjashtë vite që nga 2010-ta kur ajo, Nora Istrefi dhe Big D, u vonuar për 30 minuta në provat e festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

E pas atij përjashtimi, tani Linda Halimi është rikthyer sërish të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë dhe vetë e ka konfirmuar këtë nëpërmjet një postimi në Instastory ku edhe e ka zbuluar titullin e këngës.

“Kënga Magjike e konfirmuar, jeni gati. ‘Want my love'”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/