Lind foshnja në javën e 22’të, por ja si është gjendja e tij sot (Foto)
Një nga foshnjet më të parakohshme në Britani ka sfiduar teoritë për mbijetesë, duke lindur në vetëm javën e 22.
Lifestyle
Austin Douglas peshonte sa një gjysmë qese sheqeri, kur erdhi në jetë, thonë mjekët.
Ata i thanë prindërve të tij, Helen dhe Rhys, se kishte shumë pak shansë që djali i tyre të mbijetonte, nga që ishte më i vogël se pëllëmba e nënës së tij, transmeton lajmi.net
Lëkura e Austin ishte aq e hollë sa që edhe organet e tij ishin të dukshme, ndërkaq vrimat në veshin e tij ishin ende të paformuara.
Megjithatë, pas disa javësh kujdesi të specializuar në spitalin e fëmijëve në Birmingham, foshnja ka ardhur në gjendje normale dhe më në fund është lëshuar të shkojë në shtëpi.
Abortimet në Britani lejojnë që procedurat të kryhen deri në javën e 24 të shtatzënisë, sepse pas kësaj jave fetusi konsiderohet njerëzor. /Lajmi.net/