Limaj nga odat e Drenicës: Nuk do të lejojmë të shkatërrohen përpjekjet për liri
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, këtë të diel është takuar me bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Komoran të Drenasit.
Lajme
Limaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se me qytetarët atje kanë bashkëbiseduar për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
“Pas 14 shkurtit, NISMA Socialdemokrate me përfaqësuesit tanë në Parlament do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të angazhuar e përkushtuar maksimalisht për të mos lejuar askënd të shkatërroj përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare”, ka shkruar Limaj.