Limaj: Gjykata Speciale prek sovranitetin e Kosovës
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se janë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, sepse, sipas tij, ajo prek sovranitetin e vendit.
Lajme
Ai këto deklarata i ka bërë në emisionin Debat të RTK-së.
Ndërsa, Limaj, ish-komandant i UÇK-së ishte akuzuar për krime lufte dhe më pas ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.
Ai ka thënë se duhet të gjykohen individë që kanë kryer krime të mundshme gjatë luftës, por që ajo të mos jetë selektive.
Limaj është i bindur se të gjithë ata që sot mendojnë ndryshe nga ai sa i përket Gjykatës Speciale dikur do të zhgënjehen.