Ligji për shtetësinë për 15 ditë ia shton Novobërdës 30 banorë
Ligji për shtetësinë i miratuar në Kuvend me vota të mazhorancës dhe Listës Serbe që hyri në fuqi më 22 maj ka nisur të japë rezultatet e para. Në vetëm rreth 15 ditë që nga futja në fuqi e këtij ligji vetëm komuna e Novobërdës numëron 30 qytetarë më shumë ndërsa kërkesat për përfitimin e…
Lajme
Ligji për shtetësinë i miratuar në Kuvend me vota të mazhorancës dhe Listës Serbe që hyri në fuqi më 22 maj ka nisur të japë rezultatet e para. Në vetëm rreth 15 ditë që nga futja në fuqi e këtij ligji vetëm komuna e Novobërdës numëron 30 qytetarë më shumë ndërsa kërkesat për përfitimin e shtetësisë janë në rritje tha nënkryetari i kësaj komune Bajrush Ymeri.
“ Deri me tani janë regjistruar 30 shtetas por numri wshtw nw rritje sepse ka fluks po vwrehet fluks i qytetarwve nw ambientet e Komunws….”, tha Ymeri për RTV21.
Ymeri duke përmendur rrezikun që persona të dyshimte mund të përfitojnë shtetësinë e Kosovës ngriti shqetësimin se me këtë ligj rrezikon që të ndryshohet struktura e demografisë në Novobërdë. Veç kësaj Ymeri ngriti shqetësimin se ky ligj do shkaktojë edhe barrë financiare për Kosovën.
Ligji ri për Shtetësinë i miratuar me 69 vota pro dhe dy kundër nxiti valë reagimesh. Konkretisht neni 31 i këtij ligji, meqë, kjo dispozitë ligjore parasheh që Kosova tua njeh të drejtën e shtetësisë së Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi i tanishëm dhe shtetësia të gjithë qytetarëve të ish-republikës federative të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës deri më 1 janar 1998 dhe pasardhëve të tyre të drejtëpërdrejtë.