Ligat që kanë shpenzuar më së shumti këtë merkato, prin bindshëm Premier Liga
Kampionati i Premier Ligës prin bindshëm nga skuadrat e Europës për më së shumti shpenzime të bëra në lojtar këtë merkato verore, sipas ESPN.
Sport
Klubet e Premier Ligës kanë shpenzuar tani mbi 1 miliard euro, duke qëndruar kështu bindshëm larg kampionateve tjera sa i përket shpenzimeve, transmeton lajmi.net.
Në vendin e dytë renditet kampionati i Serie A duke shpenzuar 446 milion euro.
Bundesliga e mban pozitën e tretë duke shpenzuar 340 milion euro, gjersa e katërta gjendet La Liga e cila ka shpenzuar 152 milion euro.
Në fakt skuadrat të Premier Ligës kanë shpenzuar më shumë para këtë merkato deri tani se Serie A, Bundesliga dhe La Liga të kombinuara.
Kujtojmë që një klubit të Premier Ligës i kushtoi vetëm një lojtar plot 100 milion, pasi Manchester City theu bankën për të transferuar anglezin Jack Grealish në Etihad nga Aston Villa. /Lajmi.net
Premier League teams have spent more money on transfers so far this summer than Serie A, Bundesliga and LaLiga teams combined ? pic.twitter.com/baa33SfpKH
— ESPN FC (@ESPNFC) August 19, 2021