Liga e Kampionëve rikthehet me dy super derbi, vëmendja në Paris

Sonte (e martë) me fillim nga ora 21:00 do zhvillohen dy ndeshje kthyese të çerekfinales së Ligës të Kampionëve.

Sport

13/04/2021 10:40

Chelsea e pret Porton, që në ndeshjen e parë e mposhti me rezultat 0 – 2, derisa Bayern Munich do udhëtojë në Paris vetëm me një qëllim ta kompletojë përmbysjen, me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 2 – 3 në të mirë të “Parisienëve”, shkruan lajmi.net.

Të gjitha skuadrat kanë ende mundësi kualifikimi dhe do bëjnë çmos ta bëjnë realitet.

Të dy takimet nisin në ora 21:00./Lajmi.net/