Liga e Kampionëve rikthehet me dy derbi, spikat Atletico – Chelsea

Sonte (e martë) do zhvillohen dy super derbi në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/02/2021 08:10

Atletico Madrid do zhvillojë ndeshjen kundër Chelseas, derisa Lazio është nikoqir i Bayern Munichut, shkruan lajmi.net.

Disavantazhi për Atleticon është sepse ndeshja do zhvillohet në Bukuresht, ngase Spanja ka ndaluar udhëtimet nga Anglia, prandaj me patjetër është kërkuar zhvillimi i ndeshjes në një stadium neutral.

Ndërsa, sa i përket formës së ekipeve, “Blutë” e Londrës mbeten të pamposhtur ende nën urdhrat e Tuchel, derisa Atletico nuk është duke kaluar në formë të mirë.

Lazio gjithashtu është në seri pozitive, ashtu siç është Bayern, skuadër që para disa javëve fitoi Kupën e Botës për Klube.

Të dy takimet nisin në ora 21:00./Lajmi.net/