Lidhja e Prizrenit shndërrohet në ‘çerdhe’ të shkencëtarëve (Foto)
Prizren, 08 gusht
ShowBiz
Lidhja e Prizrenit si asnjëherë më parë, ka mbledhur në ‘gjirin’ e saj njerëzit më me ndikim në botë, në fushën e teknologjisë.Vendi ka marr pamje tjetër, e edhe temat janëshumë më ndryshe, transmeton Lajmi.net
Doku:Tech që ka filluar tashmë në Prizren, me punëtori e shumë folës, sjellë rrëfimet e tyre, se si arritën deri aty ku janë sot.
Është Bes Bujupi një nga shqiptarët që tashmë njiohet në gjithë botën për punëne tij në teknologji, i cili shpejgoi, se si ai,është njëri ndërduartqëkadepërtuarnë Nissan dhe Formula 1, me kreativitetin e tij.
Bujupi u katreguartëinteresuarvemëshumëpërinspirimet e tij, transmeton Lajmi.net.
Drejtorii AKQA nëLondërtha se kompanisësëtijikanëardhurofertangaFomula 1, përkrijimin e njëplatformepërtelefonat e mencur, interesantenëllojin e vet.
“Ideja ishte krijimi i një platformë teknologjike ku fansat në telefonat e tyre do të mund të informoheshin në kohë reale mbi garat automoblistike, radhitjen e garuesve e madje edhe radiot në të cilat flasin më të famshmit e botës” tregon Bujupi.
Pos Bujupit, në të njëjtin projekt kanë punuar edhe Harald Kreftingdhe Matt Longstaff, transmeton Lajmi.net.
Bujupi për disaminuta, në Doku: Tech ka treguar mbi suksesin e tij, mënyrat më të lehta për të arritur deri te finalizimet që duken bukur dhe ndihmuan kompanitë më të mëdha teknologjike.
“Duhet një strategji kohore, duhet pasur shumë kujdes me kohën edhe kur bëhet fjalë për projekte afatshkurtëra”, tha Bujupi.
Pas Bujupit, do jenë folës të tjerë të cilët synojnë fluturimin në hapësirë, ndërtimin e anijes kozmime e shumëqka tjetër.
Doku:Tech thërret mendjet e ndritura të gjeneratës së ardhshme për të eksploruar zhvillimin, njohuritë e hapura dhe inovacionin e teknologjisë nëpër botë.
Konferenca dy ditore do sjellë biseda, diskutime, punëtori, muzikë dhe më shumë.
Interesimi vërehet të jetë shumë i madh.
Në rrëfimet e tyre, folësit do rrëfejnë sot dhe nesër, se si mund të bëhet ndryshimi përmes ndërmarrjes, si ndërmarrësit e mëdhenjë e krijojnë fatin e tyre, mendjet e inovatorëve që qojnë në përparie teknologjike, barazia gjinore në teknologji, e ardhmja e teknoligjisë së decentralizuar e shumëqka tjerët.
DOKU: TECH është konferenca më e madhe rreth teknologjisë që mbahet në Kosovë dhe ka lindur si rrjedhojë e bashkëpunimit mes IPKO Foundation, Dokufest dhe SHARE Foundation dhe tashmë në edicionin e dytë të organizimit bën zyrtarisht prezantimin e disa prej folësve kryesorë që janë liderë botërorë në teknologji.
Folësit kryesorë në konferencën e këtij viti përfshijnë:
Esther Dyson, udhëheqëse e EDventure Holdings, Kentaro Toyama është një shkencëtar i kompjuteristikës dhe studiues i zhvillimit ndërkombëtar, i cili punon në marrëdhëniet e teknologjisë dhe zhvillimit global.
Yanki Margalit është një sipërmarrës nga Izraeli dhe investitor, i njohur për ndërtimin e kompanisë së sistemeve të sigurimit ‘Aladdin Knowledge Systems’, e cila u shit në vitin 2009. Pastaj, Peter Sunde është ekspert kompjuteri, artist dhe aktivist. Ai është i njohur si bashkë-themelues dhe zëdhënësi “The Pirate Bay”, platformë shkëmbimi të fajllave, BitTorrent. Si dhe shumë të tjerë që do prezantohen këtë vikend./Lajmi.net
