Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen me mbretin Charles II, në fotot e publikuara nga Mickoski shihen edhe Kurti e Rama
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi gjatë takimit me mbretin Charles II, në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër. Në fotografitë e publikuara nga Mickoski, janë parë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë, Gjuro Macut. Me…

Lajme
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi gjatë takimit me mbretin Charles II, në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër.
Në fotografitë e publikuara nga Mickoski, janë parë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë, Gjuro Macut.
Me të, Mickoski thotë se ka biseduar për miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, “stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës, fusha të cilave Mbreti i ka kushtuar vëmendje të madhe për vite me radhë.”
“Ky takim është një njohje dhe respekt, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit. Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga Kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar.”