LewanGOALski dhe Barcelona e mposhtin lehtësisht Plzenin
Barcelona e ka fituar me rezultat 5-1 sfidën ndaj Viktoria Plzen në kuadër të fazës së grupeve të Champions League. Ai që spikati më shumë ishte padyshim Robert Lewandowski i cili e gjeti rrugën e rrjetës plot tri herë. Ishin minutat 34’, 45’ dhe 71’ në të cilat polaku tundi rrjetën për katalunasit. Dy golat…
Sport
Barcelona e ka fituar me rezultat 5-1 sfidën ndaj Viktoria Plzen në kuadër të fazës së grupeve të Champions League.
Ai që spikati më shumë ishte padyshim Robert Lewandowski i cili e gjeti rrugën e rrjetës plot tri herë.
Ishin minutat 34’, 45’ dhe 71’ në të cilat polaku tundi rrjetën për katalunasit.
Dy golat e tjerë për “blaugranat” i shënuan Kessie (13′) dhe Torres (71′)
Falë kësaj fitoreje, Barça është kryesuese e grupit, me pikë të njëjta me Bayernin, por me golaverazh dukshëm më të mirë. /Lajmi.net/