Lewandowski shkëlqen për ditëlindje, Ansu Fati ndihmon në fitore – Barca merr tri pikë ndaj Sociedad

Barcelona ka marrë tri pikë në kuadër të xhiros së dytë në La Liga, duke mposhtur Real Sociedadin. Barcelona ishte bindëse në udhëtim, duke shënuar katër gola ndaj Sociedad dhe duke pranuar vetëm një, për rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net. Katalanët zhbllokuan takimin qysh në minutën e 1’, me anë të Robert Lewandowski. Por, reagimi i…

Sport

21/08/2022 23:53

Barcelona ka marrë tri pikë në kuadër të xhiros së dytë në La Liga, duke mposhtur Real Sociedadin.

Barcelona ishte bindëse në udhëtim, duke shënuar katër gola ndaj Sociedad dhe duke pranuar vetëm një, për rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net.

Katalanët zhbllokuan takimin qysh në minutën e 1’, me anë të Robert Lewandowski.

Por, reagimi i Real Sociedad ishte i shpejtë. Ata barazuan me Isak në minutën e 6’.

Barca duhej të priste deri në pjesën e dytë, kur Xavi Hernandez bëri disa ndryshime për të rikthyer avantazhin.

Ousmane Dembele u asistua nga Ansu Fati në minutën e 66’, për epërsinë 1:2.

Vetëm dy minuta më vonë, Robert Lewandowski shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcën. Ai u asistua nga Ansu Fati, që regjistroi asistin e dytë personal në ndeshje.

Si vulë e fundit e rezultatit ishte goli i Ansu Fati në minutën e 79’, i asistuar nga Lewandowski.

Barcelona shkon tashmë në kuotën e katër pikëve me një barazim e një fitore në dy ndeshje. Real Sociedad mbetet me tri pikë. /Lajmi.net/