Lëvizjet provokuese të Ritës me balerinin në koncert

Rita Ora po vazhdon turneun në Angli.

ShowBiz

23/05/2019 18:30

Rita Ora mbrëmë ka performuar në Bournemouth, ku dha shfaqje plot energji në skenë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dukej atraktive e veshur në të zeza, ndërsa provokoi fansat me lëvizjet në skenë, veçanërisht në një skenë ku vallëzoi me një balerin.

Koncerti i radhës i Ritës mbahet në Londër në “O2”, ku pritet të dhurojë performancë plot energji si çdo herë.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Rita Ora është “Carry On”, në bashkëpunim me Kygon. /Lajmi.net/