Lëvizja Vatra i bashkohet listës së AAK-së, Elbasan Shabani kandidat në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lëvizja Vatra nga Gjilani i është bashkuar zyrtarisht listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke sjellë në këtë koalicion edhe figurën e njohur të saj, Elbasan Shabani. Ai jeton dhe vepron në Gjilan, ku prej vitesh përfaqëson Vatrën dhe është një ndër aktivistët më të zëshëm për të drejtat e shqiptarëve të…

Lajme

03/12/2025 13:32

Lëvizja Vatra nga Gjilani i është bashkuar zyrtarisht listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke sjellë në këtë koalicion edhe figurën e njohur të saj, Elbasan Shabani.

Ai jeton dhe vepron në Gjilan, ku prej vitesh përfaqëson Vatrën dhe është një ndër aktivistët më të zëshëm për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, transmeton lajmi.net.

Ky bashkëpunim ndërmjet AAK-së dhe Lëvizjes Vatra synon të vendosë në qendër të debatit publik çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar e atij ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, synimi kryesor i kësaj aleance është garantimi i të drejtave, nxitja e zhvillimit ekonomik dhe integrimi i komuniteteve shqiptare të rajonit, duke ngritur ura bashkëpunimi me institucionet relevante brenda dhe jashtë Kosovës.

Njoftimi i plotë: 

Lëvizja Vatra nga Gjilani i bashkohet listës së AAK. z. Elbasan Shabani jeton në Gjilan dhe përfaqëson Lëvizjen Vatra. Ky bashkëpunim mes Aleancës dhe Vatrës synon të vendosë në qendër të vëmendjes çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe atij ndërkombëtar. Qëllimi kryesor është garantimi i të drejtave, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të komuniteteve shqiptare në rajon, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit.
Z. Elbasan Shabani në garën e 28 dhjetorit hyn si një aktivist i shquar i kauzës së shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe ndër më të votuarit nga Lëvizja Vatra në dy legjislaturat e fundit. Me profesion është ekonomist, dhe ka shërbyer për një periudhë të konsiderueshme në ndërmarrjet publike në Gjilan. Aktualisht është pjesë e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit.
Ai zotëron një përvojë të gjatë në fushën e marketingut dhe promocionit, duke e renditur atë ndër profesionistët e spikatur në këtë sektor./lajmi.net/