Lëvizja “Asnjë Cent Më Shumë” pezullon përkohësisht protestat – po e pret konstituimin e institucioneve
Luan Hasanaj nga nisma qytetare “Asnjë Cent Më Shumë” ka bërë të ditur se protestat kundër çmimeve të larta të energjisë janë pezulluar përkohësisht, për shkak të pritjes së konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve. Ai tha se sapo të formohen institucionet, nisma do t’i drejtohet atyre me kërkesa formale dhe nëse nuk ka reagim, protestat…

Lajme
Luan Hasanaj nga nisma qytetare “Asnjë Cent Më Shumë” ka bërë të ditur se protestat kundër çmimeve të larta të energjisë janë pezulluar përkohësisht, për shkak të pritjes së konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve. Ai tha se sapo të formohen institucionet, nisma do t’i drejtohet atyre me kërkesa formale dhe nëse nuk ka reagim, protestat do të rinisin me intensitet më të madh.
“Protestat janë pezulluar përkohësisht për shkak të pritjes së konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve. Si të konstituohen, do t’u drejtohemi me kërkesat tona formale. Nëse nuk do të ketë reflektim apo reagim institucional, atëherë do të mobilizohemi sërish me protesta të mëdha dhe të koordinuara”, tha Hasanaj, transmeton lajmi.net.
Ai kritikoi qeverinë aktuale për qasjen ndaj çmimeve të energjisë, duke e cilësuar si bashkëpërgjegjëse për rritjen e tyre. Sipas tij, nuk pritet ndonjë reflektim i sinqertë nga qeveria, pasi qytetarët po përballen me një heshtje të qëllimshme dhe të padrejtë.
“Qeveria aktuale janë vetë pjesë e vendimmarrjes që ka çuar në rritjen e çmimeve të energjisë. Për këtë arsye, nuk presim reflektim të sinqertë nga ana e tyre, përkundrazi që qytetarët po përballen me një heshtje të qëllimshme dhe të padrejtë”, u shpreh Hasanaj për Front Online./lajmi.net/