Letra e gruas që u nga bashkëshorti i varur nga pornografia

E përditshmja angleze “TheGuardian”, ka botuar letrën e një gruaje të cilën ia kishte shkruar ish-bashkëshortit të saj, pasi varësia ndaj pornografisë kishte shkatërruar martesën e tyre.

Fun

15/06/2015 21:05

Ja disa nga fragmentet e letrës interesante:

“Filmat porno na kanë shkatërruar. Kur njerëzit po më pyesin se pse më nuk jemi bashkë, pse kam braktisur atë bashkëshort të përkryer, një njeri i zgjuar dhe baba i përkushtuar, çfarë tu them unë? Se problemi qëndron tek unë. Por nuk është ashtu. Problemi qëndron në varësinë tënde ndaj pornografisë. Kjo gjë na ka mbytur ngadalë. Por këtë gjë nuk po mund t’ua them”.

“Edhe unë e dua seksin. Por kjo është diçka tjetër… Kemi qenë për gjashtë muaj bashkë, kur i gjeta dëshmitë e para të hobit tënd të fshehtë. Fillimisht fillova të qesh me veten duke thënë meshkujt janë meshkuj, por më vonë e kuptova që gjërat janë më serioze se që kisha menduar. Pse hoqa dorë nga akuzat? Sepse ishte i përkryer. Kemi mundur për gjithçka të bisedojmë dhe të tallemi me njëri-tjetrin. I thosha vetes se seksi nuk është gjithçka në këtë jetë, dhe se ka plotë gjëra tjera të mira në martesën tonë. Kam menduar se do ndryshosh…”

“Por më nuk kemi pasur marrëdhënie seksuale, sepse nuk të bëja përshtypje. Fillove të fshihesh, dhe me kalimin e kohës edhe mua mu shua oreksi për seks. Gjithçka u zhduk dhe vërtetë ishte diçka e tmerrshme… Tani jam në një lidhje të re. Seksi është i mirë, ashtu siç e kam dashur gjithmonë. Ti je ende i vetmuar, dhe njerëzit po mendojnë se nuk po mund të më harrosh. Por unë e di pse je i vetmuar, sepse e ke atë që e ke dashur gjithmonë…”